No Image Available

Përmbytjet në vend/ Berisha: Mbrojtja civile është inekzistente, qëndrim i papërgjegjshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka folur për përmbytjet në vend. Berisha tha se Mbrojtja Civile është inekzistente. Kryedemokrati tha se dënon me forcën më të madhe qëndrimin ndaj qytetarëve të prekur nga përmbytjet. Qëndrim të cilin e quajti të papërgjegjshëm. Berisha se kjo narkoqeveri i vetmi preokupim që ka është të fshehë gjurmët e vjedhjeve që ka bërë. “Ajo që quhet mbrojtje civile është inekzistente. Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, të cilët po përjetojnë tmerret e përmbytjeve. Një narkoqeveri e ngërthyer nga superskandale nuk ka asnjë preokupim tjetër, veçse si të fshehhë gjurmët e vjedhjeve që ka kryer”, tha Berisha.