Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U thirr në SPAK për 21 Janarin, Berisha zbulon a do të paraqitet nesër në Prokurorinë e Posaçme
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ditën e nesërme (19 Nëntor) do të paraqitet në SPAK për të dëshmuar si person në dijeni për dosjen e 21 Janarit “Do të shkoj, nesër do të jem aty”, tha Berisha, duke e konsideruar si një hetim politik. Kryedemokrati theksoi se më 21 Janar u tentua të pushtohej Kryeministria, teksa theksoi se ishte protesta më e dhunshme. “PS kishte agjendë dhune, kuptohet pse përdoret dhuna”, tha ai, ndërsa u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor. “Do të shkoj, nesër do të jem aty, Është hetim politik pasi kjo çështje ka qenë e hetuar. Por nuk jam thirrur, nuk jam marrë në pyetje, nuk u leverdiste të më thërrisnin sepse isha njeriu i sulmuar, i rrethuar, Sigurisht që do të...