Plani i Trump për Gazën, Këshilli i Sigurimit mbështet rezolutën. Hamas: Nuk çarmatosemi!

Plani i Trump për Gazën, Këshilli i Sigurimit mbështet rezolutën. Hamas: Nuk çarmatosemi!

Këshilli i Sigurimit të OKB votoi në favor të një draft-rezolute amerikane që mbështet planin 20 pikësh të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe që autorizon një forcë stabilizuese ndërkombëtare. Izraeli dhe grupi militant i Hamasit u dakordësuan muajin e kaluar mbi fazën e parë të planit të Trump, por rezoluta e OKB shihet si thelbësore për të legjitimuar një qeveri tranzicioni dhe për t’i dhënë siguri vendeve që po konsiderojnë të dërgojnë trupa në Gaza. Teksti i rezolutës thotë se vendet anëtare mund të marrin pjesë në të ashtuquajturin Bordi i Paqes të drejtuar nga Trump, i konceptuar si autoritet i përkohshëm që do të mbikqyrë rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës. Ai autorizon gjithashtu forcën stabilizuese ndërkombëtare të stabilizimit...