“Kaq njerëz ne i mbledhim krushq o doktor”/ Komentuesit shpërthejnë ndaj Berishës: E ktheve PD, si partinë e Nard Ndokës

“Kaq njerëz ne i mbledhim krushq o doktor”/ Komentuesit shpërthejnë ndaj Berishës: E ktheve PD, si partinë e Nard Ndokës

Pas protestës së djeshme, Sali Berisha postoi një foto, në të cilën shkruante: “Nderim misionarëve të foltores parlamentare- qytetare të parë që themeluan sonte parlamentin e qytetarëve të lirë përballë narko-parlamentit të Ramaduros”. Por, gati 100 përqind e komentuesve, e kanë masakruar atë, për pjesmarrjen qesharake në protestë. Të shumtë kanë qenë ata demokratë të cilët përmes komenteve të tyre i kanë kërkuar Berishës që të tërhiqet dhe t’ia lërë rrugën të rinjve. Sipas tyre, protestat me pjesëmarrje të ulët janë tregues se figura e Berishës nuk frymëzon më si dikur dhe se partia ka nevojë për energji të reja për të rindërtuar besueshmërinë. /tema/