Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Mbani sytë nga Shqipëria”/ Si e mbrojti Shqipërinë, arbëreshi në krye të Italisë…
Nga: Aurenc Bebja*, Francë “Le Gaulois” ka botuar, të premten e 18 shkurtit 1927, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me marrëdhënien speciale të Francesco Crispi-t me Shqipërinë, që Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar: Crispi dhe Shqipëria Është e natyrshme që gazetat përpiqen të shpjegojnë dhe justifikojnë qëndrimin e Italisë ndaj Shqipërisë. Thonë se interesi që ka qeveria e Romës për situatën dhe fatin e ardhshëm të vendit të shqiptarëve (Skipétars) nuk daton nga dita e djeshme dhe citojnë fjalët e thëna më shumë se një herë nga Crispi, fjalë që përcaktojnë sigurisht linjën që Italia duhet të ndjekë në çështjen shqiptare. Crispi u interesua për fatin e Shqipërisë edhe për një arsye tjetër, atë personale. Diktatori i parë italian i...