Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Resmije Kryeziu dhe fati i krijuesit në Kosovë
Nga Myrvete & Begzad BaliuDitë më parë, në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, një brez kryesisht i ri i studiuesve, me fjalën e tyre, me kumtesat, me urimet dhe përgëzimet kolegiale shënuan ditëlindjen e 80-të të studiueses, shkrimtares e publicistes Resmije Kryeziu. E ulur pranë zotërisë së saj, profesorit universitar, regjisorit, dramaturgut e publicistit Ekrem Kryeziu, një aristokrat nga sjellja dhe artist nga pamja (dy veçori që duket nuk kanë mundur t’ia fshijnë as puna e madhe prej regjisori, as vitet e mundimeve të mëdha në burgjet serbe), ajo si dhe i shoqi, sikur nuk kishin humbuar asgjë nga rinia (hijeshinë, elegancën dhe stilin e veshjes), asgjë nga pjekuria (mendimin shkencor) dhe asgjë nga diskursi i komunikimit (elokuencën dhe artin letrar).1.Zonja Resmije Kryeziu (Gjakovë,...