“Qenkan mbledh komshinjtë e Saliut”/ Komentuesi ironi me protestën e opozitës, replikon Berisha: Kujdes Ilir….

“Qenkan mbledh komshinjtë e Saliut”/ Komentuesi ironi me protestën e opozitës, replikon Berisha: Kujdes Ilir….

Sali Berisha nisi dje foltoren kundër Edi Ramës 6 muaj pas humbjes së zgjedhjeve, teksa opozita zbriti në shesh për të kërkuar jo vetëm dorëheqjen e numrit një të qeverisë, por edhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kreu i PD-së ka ndarë foto nga protesta në rrjetet sociale, ndërsa shumë komentues e kanë ironizuar këtë tubim, për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve. “U shkri PD, qenkan mbledh komshinjt e Berishës”-thotë komentuesi, ndërsa kreu i PD i përgjigjet: “Mos u ngut Ilir, kjo ishte një foltore paralemtare qytetare e para e këtij lloji dhe nuk ishte miting”.