Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tabaku/ Nuk diskutojmë buxhetin pa ardhur ministrja e Shëndetësisë
Komisioni për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për të shqyrtuar buxhetin e vitit të ardhshëm për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me fokus te Barazia Gjinore, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Shërbimi Social Shtetëror. Por mbledhja u ndërpre nga Kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, pas mungesës së Ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Manjola Sala. Tabaku vuri në dukje se ministrja nuk ishte e pranishme as në një nga momentet më të rëndësishme të vitit parlamentar, diskutimin e buxhetit. “Edhe në kohën e buxhetit shohim se ministrja nuk vjen. E kuptoj që është e re në detyrë dhe ka një sektor problematik, por duhet të respektojë Kuvendin dhe buxhetin,” u shpreh Tabaku....