Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dy orë në SPAK/ Oerd Bylykbashi trego për çfarë u paraqit
Për rreth dy orë, deputet i PD, Oerd Bylykbashi u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me një kallëzim të bërë nga deputetët e PD. Oerd Bylykbashi: Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur. Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi. Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore...