Fund i një epoke: ndërron jetë dyshja legjendare Alice dhe Ellen Kessler

Fund i një epoke: ndërron jetë dyshja legjendare Alice dhe Ellen Kessler

Binjaket ikonike Alice dhe Ellen Kessler, një nga dy çiftet artistike më të dashura të skenës europiane, janë ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare në Mynih, ku jetonin prej më shumë se tridhjetë vitesh. Lajmi u konfirmua nga mediat gjermane, ndërsa policia e Bavarisë ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tyre. Sipas Bild, dy motrat dyshohet se kanë zgjedhur vetëvrasjen e asistuar, por autoritetet presin të zbardhin çdo detaj të ngjarjes. Alice dhe Ellen Kessler lindi më 20 gusht 1936 në Saksoni dhe nisën të vallëzonin që fëmijë. Karriera e tyre mori formë më seriozisht në Paris, ndërsa në vitin 1959 përfaqësuan Gjermaninë Perëndimore në Eurovision. Vetëm pak vite më vonë, binjaket do të zhvendoseshin në Itali, vend ku gjetën famë...