Demokratët janë të mërzitur me PD/ Mërtiri debat ‘kokë më kokë’ me Salianjin

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji polemizoi me analistin Ergys Mërtiri për mitingun e  PD-së poshtë zyrës së kryeministrit Rama.
Ndërsa Salianji u shpreh i pakënaqur me mitingun e PD-së, duke theksuar se duhej revoltë, Mërtiri e pyeti se çfarë e pengon opozitën për të protestuar kundër qeverisë.
Biseda
Salianji: Nuk ka patur mobilizim për këtë protestë.
Mërtiri: Pse nuk organizohen, pse përtojnë? Ju thoni që këtu po bëhet nami.
Salianji: Pse ju kujtoni që këtu nuk bëhet nami. Qëndrojnë ato që thashë unë.
Mërtiri: Qëndrojnë.
Salianji: Ne duhet të bëjmë masivizim.
Mërtiri: Po pse nuk e bën?
Salianji: Argumenti qëndron që Shqipëria është në këto kushte. Si do ta delegjitimojmë qeverinë? Ne duhet të bëjmë gjithçka për masivitet. Dy rrugë ka për ta rrëzuar qeverinë, ose me protesta ose me votë. Ne nuk duhet të fshihemi pas gishtit, protestën e sotme, platformën e sotme dhe zgjedhjet e pjesshme në disa bashki.
Demokratët janë të mërzitur me ne, me apatinë në PD. Shqiptarët janë të mërzitur.
Mërtiri: Kolegët e tu ia vënë fajin gjithkujt veç vetes.
Salianji: Duhet t’u themi shqiptarëve, edhe mendimin ndryshe. Duhet të merremi me korrupsionin.
Rakipi: Me këto akte korruptive duhet të ishin mbushur rrugët.
Salianji: Duhet të mbushen rrugët vetë, pa opozitën.
Rakipi: D.m.th. të mbushim ne rrugët.
Salianji: Opozita s’ka gjë në dorë. Po vidhen paratë e qytetarëve.