Abilekaj për protestën e PD: Serenatë për Ramën, Berisha do të shmangë analizën e 11 majit

Abilekaj për protestën e PD: Serenatë për Ramën, Berisha do të shmangë analizën e 11 majit

Analisti Enton Abilekaj u tregua i ashpër me të ashtuquajturën protestë që kishte premtuar opozita sonte përpara kryeministrisë për të denoncuar korrupsionin në qeverinë Rama dhe bllokimin e parlamentit nga PS në dëm të PD-së. Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ajo nuk ishte protestë, por një mish-mash dhe këtë ajo e bën qëllimisht për të mos bërë analizën e humbjes në 11 maj. “Është e vëshirë t’i rekomandosh një opozite se si duhet të reagojë në një sistem autokratik. Dikur ishte më e lehtë se dikur kishe një botë demokratike, ndërsa sot kërkesa për demokraci është bërë më e ulët. Nëse këtu mund të kishte dialog mund ta justifikonim pjesëmarrjen dhe tonet e ulëta. Nuk duhet të flisnin 5 funksionarë dhe...