Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Policia rrit prezencën në rrugë, apel qytetareve për kujdes dhe të shmangin lëvizjet
Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e shërbimeve në rrugë pas reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive që kanë përfshirë disa zona të vendit. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, qoftë me automjete, motomjete apo në këmbë. Sipas njoftimit të Policisë, patrullat policore janë të shpërndara në të gjithë vendin, të angazhuara për të ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të parandaluar aksidentet. Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera për të ndërhyrë në zonat ku rreziku është më i lartë. Ndërkohë, firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve po punojnë për pastrimin e inerteve dhe për zhbllokimin e segmenteve të bllokuara nga shkarjet...