Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Moti i keq/ Mbrojtja Civile jep alarmin: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në 24 orët e ardhshme në këto zona
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën bilancin e reshjeve të para, ku rendit zonat ku pati probleme dje. Ndërkaq Agjencia jep alarmin pë 24 e ardhshme ku pritet përkeqësim i motit. Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar. Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA. Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të...