Moti i keq/ Situata në fshatrat e Krujës paraqitet problematike

Moti i keq/ Situata në fshatrat e Krujës paraqitet problematike

Fshatrat e Krujës janë përballur më përmbytje për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin në orët e fundit. Situata paraqitet më problematike në fshatrat Bilaj, Murqinë, Mallkuc. Sipas informacioneve tokat bujqësore janë përmbytur nga uji, ndërsa rrezikohet të përmbyten edhe banesa dhe biznese. Bëhet me dije se kanalet e kullimit nuk funksionojnë për shkak se nuk janë pastruar.