Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miraton rezolutën për planin e Trumpit për Gazën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi të hënën në orët e vona një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila e mbështet planin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Rezoluta gjithashtu autorizon një forcë ndërkombëtare për stabilizim në enklavën palestineze. Izraeli dhe grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera, Hamas, u pajtuan muajin e kaluar për fazën e parë të planit 20-pikësh të Trumpit për Gazën – një armëpushim në luftën e tyre dyvjeçare dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Por, rezoluta e OKB-së shihet si thelbësore për ta legjitimuar një organ të përkohshëm qeverisës dhe për t’iu ofruar garanci vendeve që po shqyrtojnë dërgimin e trupave në...