Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Çfarë tha Clark në ditën e parë të dëshmisë për Hashim Tahçin në Hagë?
Në ditën e parë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Clark, tha se nuk besonte se Thaçi ishte udhëheqës ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Clark, i cili e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999, tha se nuk besonte që Thaçi komandonte personat që kryen akte të dhunës pas çlirimit të Kosovës. Ndërsa i pyetur nëse ka qenë e mundur që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë e NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të mos e kenë ditur, Clark tha shkurtimisht: “Jo”. Ai tha se nuk e di nëse Thaçi ka luftuar dhe nuk ishte në dijeni për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Clark është dëshmitari i fundit...