NËNË, 17-VJEÇARI DEL PARA Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Një vajzë 13-vjeçare nga komuniteti rom në Fier është bërë nënë, duke vënë në lëvizje strukturat sociale dhe policore. Rasti u zbulua nga mjekët e maternitetit, të cilët njoftuan policinë sipas detyrimit ligjor për mbrojtjen e të miturve. Babai i fëmijës, një 17-vjeçar, po procedohet për kryerje marrëdhëniesh me një të mitur, siç e parashikon Kodi Penal. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Çifti adoleshent jeton në një zonë rurale të Fierit, ku martesat në moshë të hershme konsiderohen ende të zakonshme brenda komunitetit. Në një intervistë për RTSH, 17-vjeçari tha se njohja me vajzën ka nisur përmes telefonit dhe se martesa e hershme është praktikë që ndjekin prej brezash. Ai deklaroi se ka braktisur shkollën pas klasës së gjashtë, ndërsa vajza ka kryer vetëm klasat e para të arsimit fillor.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Edhe të afërm të vajzës e përshkruan këtë fenomen si traditë të trashëguar, duke theksuar se brezat e mëparshëm janë martuar në moshë të ngjashme dhe shpesh pa arsimim. Ata pranuan se kjo praktikë vazhdon ende, pavarësisht pasojave sociale dhe ligjore që sjell.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Rasti ka hapur debat mes profesionistëve të fushës sociale dhe juridike. Psikologia Aba Zeneli e cilësoi mungesën e ndërgjegjësimit si problem thelbësor, që sjell pasoja të thella emocionale dhe sociale për fëmijët e përfshirë. Nga ana tjetër, avokati Altin Kaziaj theksoi se martesa dhe bashkëjetesa me të mitur përbëjnë vepër penale dhe se autoritetet duhet të ndërhyjnë më fort për të mbrojtur fëmijët në komunitete ku ky fenomen përsëritet.
Sipas ekspertëve, rasti i Fierit duhet të shërbejë si sinjal për institucione më të pranishme dhe politika më efektive që adresojnë martesat e hershme dhe mungesën e arsimimit, dy ndër faktorët kryesorë që riskojnë jetën dhe të ardhmen e të miturve.
