Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Moti i keq, “Mbrojtja” del me deklaratë: Nga pasditja priten reshje të shumta edhe në Tiranë
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi situatën e motit në vend. Sipas saj, situata “paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar”. “Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA”, lexohet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së forte; Në qarkun e Lezhës, në...