Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tedi Blushi/ Opozita në shesh për hallet e shqiptarëve!
Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh në një bisedë mediatike se protesta e opozitës në shesh përfaqësoi interesin e qytetarëve shqiptarë. Ai theksoi se kjo protestë u mbështet edhe nga Partia e Lirisë. ‘Ka qenë vendimmarrje e PL për të mbështetur thirrjen e PD për të marrë pjesë në protestë, pasi vendi ndodhet në ditët e veta më të zeza në raport me të drejtën dhe lirinë për të votuar si qytetarë europian. Nuk dua që të analizojë shifrat sepse opozita është frymë dhe kauza dhe janë të drejta dhe përfaqësojnë interesin e shqiptarëve’, tha ai.