Goditet nga rrufeja/ Zjarri shkrumbon shtëpinë

Një shtëpi dykatëshe është përfshirë nga zjarri në fshatin Preknicaj në njësinë administrative Shkrel.
Sipas informacioneve, zjarri ka rënë rreth orës 2 të mëngjesit për shkak të një rrufeje që ka goditur banesën. Për shuarjen e flakëve është ndërhyrë me 2 mjete dhe 6 forca zjarrfikëse.
Bëhet me dije se nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, por është djegur 1 lopë, ndërsa janë shpëtuar bagëtitë e tjera.