Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kukës/ Të gjitha akset nacionale të qarkullueshme, problem rënia e gurëve
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike në disa zona rurale. Prefektura e Kukësit njofton se megjithë rënien e gurëve dhe inerteve në disa segmente, rrugët nacionale janë mbajtur funksionale falë ndërhyrjes së vazhdueshme të subjekteve kontraktore. Ndërkohë, pavarësisht motit të keq, bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk raportojnë për emergjenca, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga DRUK Kukës. Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 18.11.2025 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë. Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale kanë...