Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një letre dërguar qeverive të Bashkimit Evropian më 17 nëntor tha se janë tri opsione për të përmbushur nevojat financiare të Ukrainës, përfshirë një kredi duke përdorur asetet e ngrira ruse, por edhe kombinimi i të tri opsioneve është i mundur. Muajin e kaluar, udhëheqësit e BE-së u pajtuan që të përmbushin “nevojat urgjente financiare” të Ukrainës për dy vjetët e ardhshëm, por nuk miratuan një plan për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar një hua të madhe për Kievin, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga Belgjika. Udhëheqësit e të gjitha vendeve të BE-së, përveç Hungarisë, kërkuan nga KE-ja që të propozojë opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës, shtet që po lufton...