Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Foltorja’ e PD para kryeministrisë, Kikia: Pjesëmarrja e ulët, një këmbanë që duhet të ‘dëgjojë’ Berisha
Analisti Mentor Kikia e sheh protestën e djeshme, që mblodhi një grusht militantësh të PD, si një këmbanë alarmi për Sali Berishën. Në një intervistë televizive, analisti tha se pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e ulët dhe në protesta të tilla, ku synimi është qeveria, numrat janë të rëndësishme pasi tregojnë forcë. “E shikoj një këmbanë që duhet dëgjuar mirë nga lidershipi i PD sepse nëse në këto kushte kur aferat apo historitë korrptive janë rrugëve supozohet që qytetari do të ishte i ndjeshëm për t’iu përgjigjur një thirrje politike.”, u shpreh Kikia. Sipas tij, Berisha nuk ngjall frymëzim dhe retorika e tij e përditshme nëpër daljet e tij është demotivuese. Ai thotë se protestat politike kanë treguar se nuk prodhojnë asgjë, ndryshe nga ata qytetare që sollën e reagimin...