Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, propozoi sot gjatë fjalës së tij në protestën e PD-së para kryeministrisë, kryerjen e një referendumi për të rrëzuar ligjin për Barazinë Gjinore. Gjin Gjoni: Duhet të ngrihemi, të qendrojmë për vlerat familjare që kanë qenë dhe janë themeli i ekzistencës tonë si komb….Prandaj mbledhja e firmave për zhvillimin e referendumit duhet të jetë lëvizja e parë që çdo shqiptar duhet të bëjë për të anuluar ligjin e miratuar. Shqiptarët duhet tu thuhen të vërtetat, por e vërteta bëhet e rrezikshme kur largohet nga realiteti dhe e vërteta është se jemi kthyer në një narkodiktaturë, në një kundërvlerë të demokracisë.