Lot emocionesh, talente që nuk njohin moshë! Albania’s Got Talent një tjetër mbrëmje për mos u harruar

Lot emocionesh, talente që nuk njohin moshë! Albania’s Got Talent një tjetër mbrëmje për mos u harruar

Është mbyllur një tjetër natë plot me emocione, talente, lot të sinqerta dhe shumë duartrokitje. Albania’s Got Talent ka mbyllur natën e pestë në Vizion Plus, ku plot 13 të talentuar performuan përpara një jurie prestigjoze të përbërë nga Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Elsa Lila dhe Kastro Zizo. Nën moderimin e talentit Isli Islami, 13 konkurrentët dhanë më të mirën e tyre në skenën e AGT, ku jo në pak raste performancat e tyre bënë jurinë të përlotet. Por si në çdo mbrëmje tjetër, nuk munguan as të qeshurat, batutat dhe humori, çka e bëri edhe më të lehtë humbjen për ata që nuk mundën të kalonin në fazën tjetër. Për të gjithë ju që nuk patët mundësi ta ndiqni LIVE, mund ta shihni në...