Netanjahu dënon dhunën e ekstremistëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Netanjahu dënon dhunën e ekstremistëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka dënuar ashpër dhunën e shkaktuar nga një grup ekstremistësh izraelitë në Bregun Perëndimor, pas një sulmi të ri ndaj një komuniteti palestinez në fshatin Jaba, pranë Betlehemit. Ngjarja ka nxitur reagime të forta në gjithë spektrin politik izraelit. Kreu i opozitës, Yair Lapid, e cilësoi incidentin si një tjetër hap drejt përshkallëzimit të dhunës, ndërsa Yair Golan, udhëheqës i koalicionit të majtë “Demokratët”, foli për “terrorizëm hebre jashtë kontrollit”. Në një deklaratë zyrtare, Netanjahu u shpreh se e trajton shumë seriozisht dhunën e nxitur nga ekstremistët, të cilët, sipas tij, “nuk përfaqësojnë kolonët izraelitë në Judé dhe Samaria” (siç e quan Izraeli Bregun Perëndimor). Ai premtoi se do të merret personalisht me çështjen dhe kërkoi nga ministrat përgjegjës të...