Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, opinionistë të rinj, banorë të parë dhe surpriza në spektakël
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka nisur zyrtarisht, duke sjellë në ekran emra të rinj, opinionistë të përzgjedhur dhe prezantimin e banorëve të parë që do të garojnë për çmimin e madh. Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi është një nga risitë e këtij sezoni. Ajo ka pranuar rolin e opinionistes, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një eksperiencë krejt të re për të. “Është një emocion i veçantë, një eksperiencë ndryshe. E kam pasur shumë të vështirë t’i thoja ‘po’ këtij formati,” u shpreh Leonora, e cila theksoi se roli i saj do të jetë kryesisht analizues dhe këshillues. Aktorja Olta Gixhari i rikthehet formatit për të dytin vit radhazi, sërish në rolin e opinionistes. “Për mua është një nder i madh....