Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Tymnajë politike”, Ahmetaj shpërthen: Nëse ekziston një euro transaksion, do të isha i varur në Tiranë
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një lidhje telefonike për një emision televziiv, ka hedhur akuza të rënda duke e cilësuar çështjen e ngritur ndaj tij si një “tymnajë” të qëllimshme për të shmangur vëmendjen e publikut nga skandalet qeveritare. Ai sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova për një “pseudo-transaksion”, duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai “do të ishte i varur në Tiranë”.Ahmetaj theksoi se një letër-porosi e ardhur nga Austria që në muajin maj, sipas tij, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje me të. Ai deklaroi në mënyrë kategorike se ka “zero transaksione” jo vetëm me Austrinë, por me “gjithë globin, me parajsa fiskale, me kripto”. Sipas tij, urgjenca e treguar për urdhër-arrestin...