Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Tallet me qytetarët’, Shehaj për Ballukun: Dihet se ku do përfundojë
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi ndaj një postimi të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila tregonte se në Theth po bie shi. Sipas Shehajt, Balluku po tallet me shqiptarët, sepse në vend që t’u japë qytetarëve llogari për akuzat e SPAK zgjedh të publikojë video turistike sikur asgjë nuk ka ndodhur. Shehaj thekson se kjo është e njëjta sjellje që kanë ndjekur më parë Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj, një model arratisjeje nga përgjegjësia përmes propagandës, që përfundon gjithmonë në të njëjtin vend. Shqipëria, nënvizon ai, meriton një qeveri të ndershme, jo zyrtarë të pandehur që tallen me qytetarët. Reagimi i plotë: E pandehura Belinda Balluku tallet me qytetarët. Në vend që t’u japë përgjigje për akuzat e SPAK-ut dhe aferat me...