Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Moti i keq në Itali, zhduken dy persona, shemben disa banesa
Në Itali, në rajonin e Friuli Venezia Giulia, dy persona rezultojnë ende të zhdukur pasi tre banesa u shembën në zonën e Cormons, pranë Gorizias. Lajmi u konfirmua nga forcat zjarrfikëse italiane përmes një njoftimi zyrtar. Sipas autoriteteve, shembja e ndërtesave dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrëshqitje dheu, pas orësh të tëra me reshje të dendura shiu gjatë natës. Në vendngjarje vijojnë kërkimet për një të mitur dhe një grua të moshuar, ndërsa një person tjetër është nxjerrë i gjallë nga ekipet e emergjencës. Stuhitë e fuqishme që goditën rajonin kanë sjellë përmbytje të shumta dhe rrëshqitje dheu, veçanërisht në provincat e Udines dhe Gorizias. Autoritetet raportuan se lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre, duke bllokuar rrugë dhe izoluar zona të tëra. Për...