Marrëveshja ushtarake Macron-Zelensky, Ukraina do blejë 100 avionë Francës në 10 vitet e ardhshme

Marrëveshja ushtarake Macron-Zelensky, Ukraina do blejë 100 avionë Francës në 10 vitet e ardhshme

Franca do t’i dorëzojë Ukrainës deri në 100 avionë luftarakë Rafale gjatë 10 viteve të ardhshme, deklaroi presidenti Emmanuel Macron, pas takimit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Marrëveshja mes dy vendeve aleate vjen në një kohë ku agresioni rus vetëm shtohet dhe qëllimi i Kievit është forcimi i sigurisë së vendit. Gjatë një konference për shtyp, me në krah presidentin Zelensky, Macron deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës “mbështetje të qëndrueshme financiare në planin afatgjatë”, si një mesazh ndaj Rusisë. “Po hyjmë në një fazë të re. Me këtë marrëveshje, ne vazhdojmë të mbështetemi në afrimin dhe integrimin e industrive tona të mbrojtjes në mënyrë që të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, për dekurajimin kundër agresionit. Dhe ne po e...