Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Mbyllet protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Berisha zbulon: Deri në shkarkimin e Ramës dhe Ballukut
Pas 1 ore e 30 minutash, protesta e mbajtur nga opozita është mbyllur. Fjalën hapëse e mbajti kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se kjo protestë do të zgjasë çdo javë deri sa kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku të japin dorëheqjen. Në foltoren e vendosur përpara Kryeministrisë folën gjithashtu deputetë të tjerë të Partisë Demokratike dhe disa protestues Protesta ishte e qetë, në të cilën nuk pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.