Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pasi ditën e sotme Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj ka thënë se kërkesa për ekstradim ka dy vite që është bërë, pra që në gusht të vitit 2023, teksa shtoi se një kërkesë e tillë mund të bëhet vetëm një herë. Ahmetaj në reagimin e tij shtoi se ka mbi një vit që hetohet dhe sipas tij, prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis tij dhe kujtdo tjetër, shkruan A2 CNN. Ai shtoi gjithashtu se kjo zhurmë për të bëhet për të hequr vëmendjen nga skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi i qeverisë me kartelet e krimit. Reagimi i Ahmetajt: Një qëndrim përsa i përket lajmit...