Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit
Në fjalën e tij para protestuesve te kryeministria, Sali Berisha u shpreh se Foltorja e dytë ka si synim të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit. “Ndaj, për të kuptuar pak misionin hapni sytë si e ka rrethuar pëllëmbë me policë e gardistë e ushtarë. Rama je i pa shpresë. Edvin fundi yt nga ky shesh do të vijë”, tha ai. Lideri i demokratëve shtoi se çdo javë zbulohen afera të rënda të këtij narkoregjimi që sipas tij është kalbur dhe pret vetëm vrullin e qytetarëve që të shkërmoqet. “Kjo javë tregoi se kjo ngrehinë e kalbur po shkërmoqet dhe pret vrullin tonë, zemërimin tonë për ta fshirë nga historia. Po këtë javë, në vendin më të sigurt, të supozuar, masakra, kur bandat e qeverisë...