Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra
SPAK ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra, i shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ky fakt u bë me dije gjatë relatimit te fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-nr 2 te qeverisë. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori: Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt të një procedimi tjetër. Për dosjen “Buka” , Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliardë lekë. Palët nuk kanë asnjë kërkesë paraprake.