PKK Port, Durrës – Bie në pranga 48-vjeçari, një tjetër vihet në hetim për tentativë kontrabande. Sekuestrohen mallra të fshehura në mjete.

Vijojnë kontrollet e imtësishme në Pikën e Kalimit Kufitar Port, Durrës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Gjatë aksioneve të fundit, Policia Kufitare ka finalizuar dy raste të tentativës për kontrabandë mallrash.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Arrestohet 48-vjeçari nga Durrësi Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Në hyrje të Shqipërisë, shërbimet e policisë ndaluan shtetasin A. Gj., 48 vjeç, i cili kishte fshehur në kamionin që drejtonte 240 shishe me verë, dyshuar me qëllim kontrabandimin. Mjeti është sekuestruar si provë materiale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Në hetim një shtetas nga LushnjaReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Ndërsa në dalje të vendit, në furgonin e drejtuar nga shtetasi Y. S., banues në Lushnjë, u gjetën të fshehura 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore, të gjitha pa fatura dhe të dyshuara për kontrabandë. Ky shtetas do të hetohet në gjendje të lirë.

Mallra të sekuestruara

Në total janë sekuestruar:

240 shishe me verë

15 aparate celularë

Produkt ushqimor pa dokumentacion

Kamioni dhe furgoni e përdorur për fshehjen e mallrave

Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia Kufitare bën me dije se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me fokus parandalimin e çdo tentative për kontrabandë dhe veprimtari të paligjshme në kufi.