Aksident në aksin Fier–Seman: “Benz” përplas karrocën me kuaj, lëndohet drejtuesi i karrocës

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Seman, në vendin e quajtur Fermë–Çlirim. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një karrocë, e cila si pasojë e goditjes ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Nga përplasja e fortë, drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe për disiplinimin e trafikut në këtë segment rrugor.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Fier/Informacion paraprakReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.