Gjimnazi “Perikli Ikonomi” ka reaguar sot me një mesazh solidariteti dhe dhimbjeje për nxënësit e përfshirë në aksidentin e rëndë të ndodhur të shtunën në kthesën e Verbasit. Në njoftimin e publikuar, shkolla shpreh mbështetje të plotë për familjet e të rinjve, veçanërisht për familjen Çurro, që po përballet me një situatë tejet të rëndë, ndërsa dy djemtë e tyre ndodhen në rrezik për jetën.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Në deklaratë thuhet: Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
“Të dashur nxënës, prindër dhe komunitet i gjimnazit ‘Perikli Ikonomi’,Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Me dhimbje të thellë kemi mësuar për aksidentin e rëndë ku u përfshinë disa prej nxënësve tanë. Në këto momente të vështira, zemrat tona janë pranë tyre dhe pranë familjeve që po përballen me ankth e trishtim të madh.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Veçanërisht duam të shprehim mbështetjen dhe keqardhjen tonë më të sinqertë për familjen Çurro, e cila po kalon çaste jashtëzakonisht të vështira, ndërsa dy vëllezërit e tyre ndodhen në rrezik për jetën. Mendimet, lutjet dhe forca jonë shpirtërore janë me ta.
Ky është një moment që prek të gjithë komunitetin tonë shkollor dhe na kujton rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes së ndërsjellë. Le të jemi pranë njëri-tjetrit dhe familjeve të prekura, me çdo formë ndihme dhe ngushëllimi.
Urojmë me gjithë zemër që të plagosurit të marrin veten sa më shpejt dhe që Zoti t’u japë forcë dhe kurajë familjarëve.
Me respekt dhe dhimbje,
Stafi i gjimnazit ‘Perikli Ikonomi’.”
Ky mesazh ka prekur shumë qytetarë dhe ka shtuar thirrjen për solidaritet ndaj familjes Çurro, e cila kërkon mbështetje financiare për transportimin e dy djemve drejt Italisë, ku mund të marrin trajtim më të specializuar.
