Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Pas përplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e “Wake Up”
Një lëvizje e papritur ka ndodhur në Top Channel, ku drejtuesit e televizionit kanë vendosur të largojnë nga “Wake Up” moderatoret Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. Vendimi vjen pas një periudhe të gjatë tensionesh mes dy prezantueseve, të cilat, sipas burimeve të VoxNews, kanë ndikuar drejtpërdrejt në atmosferën e punës dhe ecurinë e programit. Raportet midis Enxhit dhe Neadës prej kohësh nuk kanë qenë të mira. Fillimisht konfliktet kanë nisur me mosmarrëveshje të vogla në prapaskenë, por situata është përshkallëzuar deri në momente ku debati verbal është kthyer në përplasje fizike. Në puntatën e fundit ku të dyja ishin të pranishme, tensioni ishte i dukshëm edhe për publikun. Ftohtësia mes tyre reflektohej në kamera, ndërsa bashkëmoderatori Blendi Salaj vihej në një pozicion delikat duke u...