Jepet alarmi për përmbytje, Gjirokastra mes 4 qarqeve të rrezikuar

Jepet alarmi për përmbytje, Gjirokastra mes 4 qarqeve të rrezikuar

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane. Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë. Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane. IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë, Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar...