Mbretëreshat e televizionit gjerman, gjenden të vdekura në shtëpi binjaket e “argëtimit”

Mbretëreshat e televizionit gjerman, gjenden të vdekura në shtëpi binjaket e “argëtimit”

Binjaket e famshme të televizionit dhe artit, Alice dhe Ellen Kessler, vdiqën së bashku në një ditë dhe orë në Mynih, aty ku jetonin. Ato ishin 89 vjeçe. Lajmin e raportoi gazeta Bild, duke specifikuar se gratë vdiqën pas një vetëvrasjeje të dyfishtë të asistuar. Sipas gazetës gjermane, policia kriminale u informua të hënën pasdite, se 89-vjeçarët kishin zgjedhur vetëvrasjen e asistuar. Në Gjermani, “vdekja e asistuar” lejohet në kushte të caktuara: personi duhet, ndër të tjera, “të veprojë në mënyrë autonome dhe me vullnetin e tij të lirë” duke vetëadministruar ilaçin vdekjeprurës, dhe të jetë në moshë madhore dhe të ketë aftësi ligjore. Vdekja e asistuar nuk mund të kryejë aktin vdekjeprurës: kjo do të ishte “eutanazi aktive”, e cila është e ndaluar. “Da-Da-Umpa”...