Berisha: Kjo është foltorja e dytë, jo për shpëtimin e opozitës por të Shqipërisë

Nga foltorja para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha tha se foltorja s’ka më synim që të shpëtojë opozitën, por Shqipërinë.  
“Me represion dhe agresonin ndaj saj, por përsëri sot ajo mblidhet në foltoren e 2. Foltorja që s’ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtoje Shqipërinë nga regjimi i krimit. Ndaj edhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar me gardistë, ushtarë, Edvin je i pashpresë, fundi yt nga ky shesh do të vijë. Ne jemi në një regjim i cili është i kalbur nga koka te këmbët, nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë, vendosmëria jonë për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do të mbahet në këmbë me SKAP-in e partisë, që mendon se do mbahet në këmbë me dhunë, terror, blerje shitje, pazare, pro idealet janë ideale, janë më të fuqishme, janë forcë nukleare e njeirut, janë forca nukleare e shoqërisë janë forca e së cilës asgjë nuk i reziston Ju ftoj në këtë mision të vazhdojmë betejën tonë, si misonarë, ja ku jemi. Lali vjedhësin e nisëm ku e ka vendin, Lubinë e Ramën do ti nisim të Veliaj”, tha Berisha. 
Berisha: Paratë e të sëmurëve me kancer i përdori Rama për avion privat e makina luksiBerisha drejtuar qytetarëve ka folur gjithashtu dhe për mjekimet e pacientëve në Spitalin e Onkologjikut. Berisha akuzon Ramën e ka përdorur paratë e pacientëve të sëmurë me kancer për të bërë udhëtime të shtrenjta me avion privat e për mallra luksi. 
“Zgjedhja ishte të votohej në përmbysje të Kushtetutës se ajo nuk mund të bënte interpelancë. Dy ditë më vonë, Rama me cinizmin më ekstrem, që do t’ia kishte lakmi çdo njeri pa shpirt dhe cdo diktator u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para. A krim më të shëmtuar se ky? 
Sigurisht që para kishte, por jo aq sa kërkoni ata. Ju garantoj unë dhe 10 herë më shumë. Mungesa e atyre ilaçeve përben krim. Paratë i përdori Rama për ti depozituar në bankat ofshore. Paratë i rrëmben për ti transportuar me aeroplanin e tij, i përdor për të udhëtuar me avion taxi 22 milionë euro, për kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij. Paratë i përdor për të blerë vetura super luksoze, shishe vere 34 mijë euro. Për të sëmurët nuk mbeten para, por dënimi i asaj sëmundje. 
Iu drejtua këtyre të sëmurëve duke i thënë se pa pasur një ekeperiencë të hidhur personale. Ajo eksperienca personale që ka ai, ka marrë cdo mjekim që ekziston mbi tokë, ndërsa ata të njerkës, qytetarët e thjeshtë i le në spital pa ilaçe, dhe ne pafytyrësi të thuash që ke eksperiencë personale. Ndaj dhe e mbyll parlamentin sepse do që këto mos ti thuhen në sy, mos tia marrin vesh qytetarët. Nëse kishe eksperiencë personale ,ajo duhet të ishte detyrim shumë më i madh për t ëbrë për secilin fëmijë dhe të rritur, burrë dhe grua, i agresuar nga ajo sëmundje, të ketë të njëjtat ilaçe”, tha Berisha.