Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
250 ditë pushim dhe një rrogë mbi 10 mijë euro në muaj, por ‘askush’ s’e do, njihuni me punën e ëndrrave
Të kesh 250 ditë pushim në vit, mbi 130 mijë euro pagë dhe mjaft kohë për projektet personale tingëllon si puna e ëndrrave. Por për Amalie Lundstad, 29 vjeç, inxhiniere procesesh në një platformë nafte pranë brigjeve të Norvegjisë, kjo jetë vjen me shumë sakrifica. Mediat daneze tregojnë historinë e saj: tre vite duke punuar e izoluar në det, larg familjes dhe miqve, në një nga mjediset më të ashpra të punës. Ajo punon me turne dyjavorë, me nisje që para orës gjashtë të mëngjesit ose në mbrëmje. Çdo ditë fillon me ndërrimin e ekipit, planifikimin e detyrave dhe kontrollet e sigurisë. Si përgjegjëse zone, Amalie duhet të garantojë funksionimin e saktë dhe të sigurt të proceseve teknike të platformës. “Punojmë gjithmonë dyshe. Parimi i...