Protestë “e vakët” përball kryeministrisë/ Protestuesit: Kjo është qeveri haxhiqamilësh, qytetarët të na bashkohen

Protestë “e vakët” përball kryeministrisë/ Protestuesit: Kjo është qeveri haxhiqamilësh, qytetarët të na bashkohen

Në protestën e thirrur për sot në orën 18:00, pjesëmarrja e qytetarëve u raportua e vakët, por zërat e atyre që dolën në shesh ishin të qartë dhe të vendosur. Një nga protestuesit tha se qëllimi kryesor i tubimit është dërgimi i një mesazhi për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e jetës, mirëqenies dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Sipas tij, familja mbetet “e shenjtë” dhe “krijohet nga burri dhe gruaja”, ndërsa shtoi se respektohen të gjitha format e jetesës. Një tjetër protestues u shpreh se protesta është e domosdoshme për t’i bërë qytetarët të bashkohen dhe për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë, që sipas tij ka kryer “vjedhje deri më tani”. Edhe pse pranoi se pjesëmarrja mund të mos jetë në nivelet e pritura,...