Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Jam i bindur se ka nisur hetimi pasuror ndaj Ballukut”, Çollaku: Duhet hetuar edhe motra e saj
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar situatën e zv/kryeministres Belinda Balluku pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK, duke theksuar nisjen e një hetimi pasuror. “Jam i bindur që ka nisur hetimi pasuror për Ballukun, sepse regjistrimi i një procedimi penal ndaj një zyrtari përfshin edhe hetimin e pasurisë së ministrit,” tha Çollaku. Ai shtoi se në këtë kontekst, është përfshirë edhe motra e Ballukut, avokatja Pamela Qirko, e cila sipas dokumenteve të publikuara paraqitej si “person fizik” dhe jo si avokate. Gazetari theksoi se Qirko, e cila deri në dhjetor do të paguhej si ish-anëtare e KPK-së në procesin e Vettingut, përbën një konflikt të madh interesi. “Ajo ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit të prokurorit...