Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, tha se vendimi i Berishës për protesta para kryeministrisë nuk është produkt i një kosultimi të gjerë brenda partisë. Ai thekson se ky vendim është idividual i kryedemokratit.
“Jam kurioz njëjtë si ju, nuk kam njohuri si do zhvillohet me saktësi. Thjeshtë nga informacioni që ka rrjedhur nga media”, u shpreh Alimehmeti kur u pyet lidhur me planifikimin.
Alimehmeti tregon se PD duhet të tregohet më inovatore në format e protestimit që zgjedh, duke theksuar se nevojitet një strategji.
“Protestat duhet të ishin bërë shumë më shpejt, shumë më energjike. Nëse themi që zgjedhjet janë para dhe jeta parlamentare e vijon në mënyrë të patrazuar, këtu ka një problem. Nuk përjashtohet ngujimi i deputetëve në parlament. Ka shumë opsione, besoj janë diskutuar në grup paralmentar dhe kryesi”, tha ai për “Report Tv”.
Demokrati theksoi se Berisha vazhdon të vrasë debatin e brendshëm në Partinë Demokratike, duke marrë vendime pa përfshirjen e strukturave.
“Nuk ka përfshirje të tjerë. I takon këtyre strukturave që merren vendimet, Unë jam mbështetës i demokracisë poshtë lart, jo nga lart poshtë. Ky është rasti i demokracisë nga lart poshtë”, përfundoi ai.
Protesta e Berishës, Alimehmeti: Nuk dihet si do të zhvillohet, ka marrë vendim pa u konsultuar
