Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Në pritje të protestës së opozitës, nis vendosja e foltores përpara Kryeministrisë
Më pak se një orë na ndan nga protesta e paralajmëruar nga opozita përpara kryeministrisë. Mbledhja e protestuesve nuk ka nisur ende në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithsesi, përpara kryeministrisë ka nisur dhe vendosja e foltores, aty ku lideri i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët të tjerë të opozitës do të mbajnë fjalën e tyre.