Protesta e paralajmëruar nga opozita, qindra forca policie ‘rrethojnë’ Kryeministrinë

Protesta e paralajmëruar nga opozita, qindra forca policie ‘rrethojnë’ Kryeministrinë

Partia Demokratike ka thirrur mbrëmjen e sotme një protestë përpara Kryeministrisë. Siç duhet nga pamjet e siguruara nga gazetarja jonë Elda Menga e cila do të ndjekë nga afër tubimin, qindra forca policie ndodhen rreth Kryeministrisë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë kreu i demokratëve do të dalë nga banesa e tij dhe do të shkojë me këmbë para Kryeministrisë.