Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Spiropali në konferencë me homologun gjerman/ Shqipëria në moment historik
Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali priti në një takim homologun gjerman Johan Wadephul. Spiropali deklaroi gjatë konferencës së përbashkët, se Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të integrimit europian, pasi sot në Bruksel u hap edhe grupkapitulli i fundit i negociatave. Ajo theksoi se vendi synon të mbyllë negociatat deri në vitin 2027 dhe të jetë gati për anëtarësim brenda dekadës. Spiropali vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë, të cilën e quajti “partner strategjik” dhe motor të procesit të zgjerimit. Ajo theksoi progresin e reformave, sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa u shpreh se Shqipëria mbetet e përkushtuar të adresojë të gjitha rekomandimet e BE-së. Ministrja nënvizoi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon dhe vendosi theksin te mbështetja...